Hyrje

Këshilli Ekonomik për Zhvillim Ekonomik

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Republikës së Kosovës organizon dhe harmonizon aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave  dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes në Republikën e Kosovës që ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Republikën e Kosovës.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është themeluar me Vendimin 05/24 të Qeverisë Republikës së Kosovës dhe kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) në fushë veprimtarinë e tij përfshin:

  • Inicion dhe harmonizon aktivitetet ndërinstitucionale në drejtim të hartimit të Planit Nacional Zhvillimor dhe projekteve zhvillimore, konform praktikave më të mira ndërkombëtare.
  • Inicion akte ligjore dhe nënligjore, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e ambientit për biznes, si dhe analizon legjislacionin ekzistues dhe nevojat për përmirësime.
  • Miraton plane operative për përmirësimin e ambientit për biznes dhe investime.
  • Inicion biseda dhe bashkëpunim me investitorët potencial strategjik.
  • Prezanton pranë Qeverisë raportet mbi realizimin e planit operativ për ambientin për biznes.
  • Bashkëpunon me organizata dhe institucione ndërkombëtare në shkëmbimin e përvojave dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e mjedisit biznesor.
  • Përgatit analiza për mundësitë zhvillimore dhe përparësitë krahasuese të Kosovës në bashkëpunim me departamentet e ministrive të ndryshme;
  • Përkrah fuqizimin dhe rolin e komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.
  • Koordinon dhe monitoron implementimin e Programit të Qeverisë për Zhvillim Ekonomik.

 

KKZHE funksionon sipas Rregullores Nr. 01/2015 të miratuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Punët administrative dhe teknike të Këshillit i kryen Sekretariati i Këshillit, i cili funksionon brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Anëtarë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik janë Ministritë e Qeverisë Republikës së Kosovës të cilat kanë orientim ekonomik dhe Asociacionet ekonomike të bizneseve në Kosovë.

 KKZHE gjer më tani ka mbajtur pesë takime. Për më shumë informacione tek seksioni

Vendimi i Qeverise per Themelimin e KKZHE - 17 Prill 2015