Sherbime

Misioni

Mbledhja, përpunimi dhe analiza e të dhënave statistikore për tregtinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të tregtisë aktuale, alokimit të tregjeve të reja, lidhjes së Marrëveshjeve tregtare me BE, dhe vendet e  treta, nëpërmjet  sigurimit të funksionimit të një tregu të lirë e çdo herë duke evituar sjelljen dëmtuese të tregut nga ana e kompanive të ndryshme që vinë nga vendet e treta.

 

Vizioni

Përpilimi i politikave tregtare të cilat do të mundësonin zhvillim ekonomik për Kosovën.

Punët aktuale dhe planet afatmesme:

  • Funksionalizimi i nën-komiteteve për eliminimin e barrierave jo tarifore.
  • Takime dhe vizita pune në vendet anëtare të CEFTAs
  • Përcjellja, monitorimi dhe zbatimi reciprok i CEFTAs, eleminimi i barrierave që pengojnë në zbatimin e kësaj marrëveshje me vendet nënshkruese
  • Të implementohet marrëveshja e CEFTAs, eliminimi i barrierave dhe zhvillimi i nje ekonomie të lirë dhe të konkurueshme
  • Pjesëmarrja në takimet e CEFTAs dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga këto takime
  • Funksionalizimi i mëtejmë i nën-komiteteve të CEFTAs
  • Fillimi i negociatave në fushën e shërbimeve
  • Monitorimi dhe implementimi i marrëveshjes së CEFTAs
  • Mbajtja dhe rifreskimi i Bazës së të dhënave për shërbime, bazuar në listën 120 OBT dhe në bazë të 4 modave si për importe ashtu edhe për eksporte
  • Përcjellja e trendeve të tregtisë sipas kërkesave standarde të OBTs dhe BEs
  • Përpilimi i dokumenteve analitike lidhur me fushat e ndryshme të tregtisë, me qëllim të sigurimit të një materiali krahasimor kualitativ
  • Ndikimi i Vlerësimit Makroekonomik të MLT të rifreskuara
  • Analizat e përditshme të të dhënave nga ASICUDA. Për vendet dhe për produktet
  • Analiza lidhur me Barrierat Teknike në tregti me vendet e BE-së, Turqinë dhe vendet tjera
  • Ndikimi i Vlerësimit Makroekonomik të MTL lidhur me Shërbime
  • Përgatitjet teknike për anëtarësim në OBT
  • Përgatitja e raporteve, me qëllim të analizave të tregut dhe shkëmbimeve tregtare përmes raporteve periodike (vjetore, gjashtëmujore) sipas nevojave
  • Përcjellja e pengesave eventuale të tregut nëpërmjet të 5 Nën-grupeve tregtare, dhe adresimi i këtyre pengesave tek institucionet përgjegjëse me qëllim të eleminimit të tyre
  • Informimi i opinionit me rrjedhat aktuale me tregun e Kosovës në funksion të mbështetjes së tregut Kosovar
  • Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Anti-dumping
  • Qendra e panaireve me qëllim të nxitjes së eksporteve dhe promovimi i produkteve Kosovare
  • Monitorimi permanent i tregut me qëllim të evidentimit të ndonjë parregullsie bazuar në ligjet për masat mbrojtëse (ligji anti-dumping dhe kundër-balancuese dhe ligji për masat mbrojtëse)
  • Liberalizimi i licensimit, rritja e kontrollit në bazë të kërkesave standarde
  • Monitorimi dhe përcjellja e të hyrave nga taksa rrugore

Fushëveprimtaria:

 

  • Bërja e politikave tregtare,
  • Vendosja e Marrëveshjeve të Lira Tregtare,
  • Mbikëqyrja e tregut vendor.