Avni Kastrati, u.d. i Ministrit: shtator-tetor 2014

Avni Kastrati

Ushtrues detyre i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë (shtator-tetor 2014)

+381 (38) 200 36 504 avni.f.kastrati@rks-gov.net

Avni Kastrati (1948) ka titullin e Inxhinierit të Diplomuar të Makinerisë - Drejtimi i Prodhimtarisë. Studimet themelore i ka përfunduar në vitin 1976 në Fakultetin Teknik, Degën e Makinerisë në Prishtinë. Pas këtij viti, ai ka punuar mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Boris Kidriç” në Mitrovicë e pastaj edhe në Shkollën e Lartë Teknike - Dega e Makinerisë, profesor i lëndëve profesionale, ku ndër të parët ka mbajtur mësim në gjuhë shqipe.

Më 24 shtator 2014, z.Kastrati emërohet ushtrues detyre i Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Z. Kastrati është emëruar në postin zëvendësministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, në mars të vitit 2014.

Përpara se të emërohet në pozitën zv.ministrit, Z. Kastrati ka qenë kryetar i Komunës së Mitrovicës, i zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Ai më parë ka qenë i angazhuar në Kombinatin Trepçë në pozicionin e drejtuesit të mirëmbajtjes së makinerisë.  Gjithashtu për pesë vite ka kryer detyrën e drejtorit teknik në ndërmarrjen për transport të mallrave në vend dhe transport ndërkombëtar “Trans Kosova”. Pas saj ka qenë i angazhuar në Kombinatin “Trepça”, në Fabrikën e Industrisë kimike, drejtor i mirëmbajtjes e më pas në Fabrikën e Pajisjeve të Procesit në pozitën e drejtorit të fabrikës. Pas viteve të 90-ta ka qenë pronar dhe menaxher gjeneral i Sh.P.K. “Noring” në Mitrovicë. Pas luftës e deri në marrjen e postit të kryetarit të komunës së Mitrovicës ka qenë menaxher gjeneral dhe pronar i Sh.P.K. “Oil-trade” në Mitrovicë.

Z. Kastrati ka qenë anëtar i Këshillit drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës. Ish- kryetar i Shoqatës Miqtë e TMK-së në Mitrovicë që nga themelimi si dhe anëtar i kryesisë së kësaj shoqate me qendër në Prishtinë, anëtar i Kryesisë dhe Këshillit drejtues të PDK-së, Dega në Mitrovicë, kryetar i komisionit profesional për përpilimin e projekteve zhvillimore për Konferencën e Donatorëve të propozuara për Mitrovicën, mbështetje të vazhdueshme financiare për UÇK-në, shoqatën "Miqtë e TMK-së" si dhe donacione për ngritjen e  shtatoreve të dëshmorëve të Luftës së UÇK-së.

Jeton në Mitrovicë  me gruan Afërditën. Ka një djalë dhe një vajzë të martuar, që jetojnë në bashkësi të pavarura familjare, nga të cilët ka 2 nipa dhe 3 mbesa.