ZËVENDËSMINISTËR I TREGTISË DHE INDUSTRISË

Avni Kastrati



Në mars të vitit 2015, z. Kastrati emërohet (për të dytën herë) z.ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI),  në Kabinetin Isa Mustafa. Nga marsi deri në dhjetor të vitit 2014, z. Kastrati ka qenë z.ministër në MTI, në Kabinetin Hashim Thaçi. Po ashtu, z. Kastrati ka ushtruar edhe detyrën e ministrit në MTI, gjatë periudhës shtator-tetor 2014. Ndërsa në mandatin 2009-2013, ka qenë kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Z. Kastrati është  inxhinier i Makinerisë, Drejtimi i Prodhimtarisë.

Gjatë viteve 1971-1975, ka punuar si mësimdhënës i lëndëve profesionale në Shkollën e Mesme Teknike ”Boris Kidriç” në Mitrovicë. Po ashtu ka punuar edhe në Shkollën e Lartë Teknike - Dega e Makinerisë, profesor i lëndëve profesionale, ku ndër të parët ka mbajtur mësim në gjuhën shqipe.

Më 1976-1978, ka qenë drejtues i mirëmbajtjes në Metalurgjinë e Zinkut në Trepçë, si dhe profesor në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë.

Gjatë viteve 1979-1982, ishte drejtor teknik në Trans-Kosovë (ndërmarrje për transport të mallrave), ndërsa gjatë viteve 1983-1987, ishte drejtor për mirëmbajtje  në Industrinë Kimike, në Trepçë.

Më 1987 deri në 1989, z. Kastrati ishte drejtor në Fabrikën e Pajisjeve të Procesit në Trepçë,  ndërsa nga viti 1990 – 1999, ka qenë pronar dhe menaxher i kompanisë private “Noring”, me seli në Mitrovicë, si dhe pronar dhe menaxher i kompanisë private “Oil Trade”, me seli në Prishtinë, përgjatë viteve 1999-2009.

Z. Kastrati ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës, ish-kryetar i Shoqatës Miqtë e TMK-së në Mitrovicë, financues i aktiviteteve sportive: Boks dhe Basketboll në Mitrovicë, gjatë periudhës 1990-1999.

Po ashtu, gjatë viteve 1990-1999, ai ka ndarë 20 bursa për studentët nga Mitrovica nga kompania “Noring”.

Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, z. Kastrati ka përkrahur financiarisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe shumë familje skamnore. Ka furnizuar me mjete shkollore (shkumësa) të gjitha shkollat e Mitrovicës, gjatë viteve 1990-1999.

Z. Kastrati ka qenë gjithashtu themelues dhe kryetar i parë i “Rotary Club” në Mitrovicë, si dhe kryetar i Komisionit profesional për projektet zhvillimore për konferencën e donatorëve të propozuar për Mitrovicën, në vitin 2008.

Që nga viti 2002, është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, tani kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, dhe anëtar i Këshillit Drejtues.

Avni (F) Kastrati është lindur më 1948 në Gjakovë. Jeton në Mitrovicë, me gruan Afërditën. Ka një djalë dhe një vajzë, të cilët janë të martuar dhe jetojnë të pavarur me familjet  e tyre, ku nga të cilët ka 2 nipa dhe 4 mbesa.

 

Adresa:
Lagjja e Spitalit, rr. "Muharrem Fejza", 100000 - Prishtinë

 

E-mail:
avni.f.kastrati@rks-gov.net