Aktivitet e Ministrisë

Ministrja Bajrami priti në takim drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane 

Prishtine, 20/03/2017

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Temë e diskutimit ishte thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në funksion të përmirësimit të mjedist të të bërit biznes dhe të promovimit të potencialit të Kosovës para investitorëve të huaj, me theks të veçantë atyre amerikanë.
Ministrja Bajrami e njoftoi z. Zeka me rrjedhën e projekteve që po realizon MTI në drejtim të fuqizimit të sektorit privat, si dhe me përpjekjet institucionale në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të mjedisit afarist në vendin tonë. Ajo nënvizoi se ndryshimet e bëra deri tani po mirëpriten çdo ditë e më shumë nga komuniteti i biznesit, dhe shprehu gatishmërinë që të ketë koordinim të ngushtë me Odën Ekonomike Amerikane dhe me asociacionet tjera, që të bashkëpunojnë edhe në aspektin e promovimit të Kosovës para investitorëve nga jashtë. 

Në anën tjetër, z. Zeka falënderoi ministren Bajrami për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu zotimin e Odës Ekonomike Amerikane për të mbështetur proceset që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.