Aktivitet e Ministrisë

Ministrja Bajrami vizitoi Komunën e Fushë Kosovës

Prishtine, 17/03/2017

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami vizitoi sot Komunën e Fushë Kosovës dhe u prit nga Kryetari  kësaj komune, Burim Berisha.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës e njoftoi ministren për hapat që ka ndërmarrë në krijimin e një klime të përshtatshme dhe qasje lehtë të operimit të bizneseve në këtë komunë dhe ndikimin që ka pasur kjo qasje në zhvillimin ekonomik të komunës, si dhe në rritjen e të hyrave vetanake.

Ministrja Bajrami vlerësoi lart përkushtimin e kryetarit të komunës në krijimin e kushteve të qëndrueshme për bizneset dhe njëherit shprehi gatishmërinë e organizimit të një konferencë të përbashkët me bizneset që operojnë në komunën e Fushë Kosovës, për të diskutuar për avancimin e mëtutjeshëm të politikave që ndikojnë në rritjen dhe zgjerimin e bizneseve, duke marrë parasysh potencialet ekomomike dhe turistike që posedon kjo komunë dhe domosdoshmërinë e afirmimit të tyre.

Po ashtu është diskutuar edhe çështja e zhvillimit të zonës ekonomike në këtë komunë dhe bashkëpunimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Fushë Kosovës në jetësimin e kësaj zone, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin e zbatueshëm për zonat ekonomike.