Lajme

Ministri Hasani ka pritur ambasadorin e ri të Gjermanisë, zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 12/10/2017

Dje, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z.Bajram Hasani, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, z.Christian Heldt.

Ambasadori i ri në këtë takim është shoqëruar edhe nga zv.Shefi i Misionit, z.Jan-Alex Voss.
Në këtë takim njoftues ata i uruan njëri-tjetrit marrjen e detyrës së re.

Ministri Hasani e ka falënderuar me këtë rast ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe ka kërkuar që kjo frymë e mirë e bashkëpunimit të thellohet edhe më tej.

Ambasadori Heldt ka theksuar se ekonomia është një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Ministri Hasani ka shpalosur para ambasadorit objektivat e tij, që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij udhëheqës.

Ata kanë biseduar edhe për mundësinë e organizimit të një konference në Gjermani, në të cilën investitorët e mundshëm gjermanë do të kenë mundësi që të njoftohen me klimën e biznesit këtu, mundësitë e investimit dhe lehtësirat që do t’u bëhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.