Lajme

Ministri Bajram Hasani priti ambasadorin francez Didier Chabert

Prishtinë, 11/10/2017

Sot, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ambasadori Chabert, e ka uruar ministrin Hasani  për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shteti francez për të vazhduar edhe më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri Hasani e falënderoi ambasadorin francez për vizitën dhe për gatishmërinë e tij dhe të shteti nga i cili vjen për bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

I pari i MTI-së, Bajram Hasani, ka kërkuar nga ambasadori Didier Chabert inkurajimin e investitorëve francezë sidomos në fushën e Turizmit, pasi që Kosova ka potenciale të shumta për zhvillimin e turizmit.