Lajme

MINISTRI BAJRAM HASANI TAKON PËRFAQËSUESIT E AKB-së

Prishtinë, 06/10/2017

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Z. Bajram Hasani, priti sot në takim drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB-së) prirë nga kryetari, Z. Agim Shahini.

Në fillim kryetari Shahini dhe bashkëpunëtorët e tij i uruan ministrit Hasani detyrën e re. Me këtë rast ata e njoftuan ministrin me historikun e themelimit e AKB-së , detyrat dhe angazhimet në promovimin e prodhuesve vendorë dhe mbështetjen e produkteve kosovare , pastaj folën lidhur me bashkëpunimin  e AKB-së me Ministrin  e Tregtisë dhe Industrisë në këtë rrafsh etj.

Ministri Hasani u shprehu gatishmërinë  e tij dhe të ministrisë që drejton se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në ardhmen, duke i informuar të pranishmit edhe me prioritetet që do t’i ketë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në të ardhmen.

Ministri Hasani përgëzoi AKB-ën për angazhimet që po bën në promovim të prodhuesve  kosovarë. Më tej ai u zotua që këto dy institucione do të vazhdojnë bashkë të jenë promotorë të krijimit të klimës së favorshme në mënyrë që këto biznese dhe këta prodhues ta kenë më të lehtë zhvillimin e veprimtarisë së tyre ekonomike në vend dhe mundësinë e qasjes në tregun ndërkombëtar.

Në fund, ministri Hasani, i falënderoi drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit për vizitën dhe bashkëpunimin.