Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Valentin Toçi, priti në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Prishtinë, 30/08/2017

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Valentin Toçi, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë. Ministri Toçi e informoi ambasadorin italian rreth angazhimeve të Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist në vend.

Ai theksoi se Kosova ka shënuar përmirësime të ndjeshme sa i përket klimës së biznesit dhe tha se presim rritje të investimeve të kompanive të huaja, përfshirë edhe ato italiane në vendin tonë.    

Në anën tjetër, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të intensifikuar bashkëpunimin institucional me Republikën e Kosovës me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve reciproke në të mirë ekonomive të të dyja vendeve.