Lajme

MTI/KIESA hapi panairin "Gratë në Biznes 2017"

Prishtinë, 19/07/2017

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizoi panairin "Gratë në Biznes 2017" në të cilin po marrin pjesë rreth 30 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Hapja e panairit u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s Besian Mustafa i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e rolit të gruas në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përveç promovimit të bizneseve dhe shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve, që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin te gratë me qëllim të fuqizimit sa më të madh të tyre në shoqëri dhe në biznes.

Panairi "Gratë në biznes 2017" do të jetë i hapur me datat 19, 20 dhe 21 korrik 2017 nga ora 09:00 deri në 18:00, në sheshin Zahir Pajaziti, ku qytetarët do të mund blejnë produktet e paraqitura apo vetëm të njihen për së afërmi me cilësinë e këtyre produkteve.