Lajme

KIESA dhe ARDA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 18/07/2017

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Agjencive për Zhvillim Rajonal ARDA.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në mes të dy palëve në përgatitjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve specifike relevante të një mjedisi atraktiv biznesor si dhe koordinimi i aktiviteteve të ndërlidhura me zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal në Kosovë përmes zhvillimit të sektorit privat.

Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s Besian Mustafa dhe Kryeshefja Ekzekutive e ARDA-s Mrikë Macula ku pas nënshkrimit të dy palët theksuan se ky memorandum do të thelloj edhe më shumë bashkëpunimin në mes të KIESA-s dhe ARDA-s në funksion të zhvillimit të sektorit privat, përkrahjes së NMV-ve kosovare dhe promovimit të ambientit për investitorët e huaj potencial.