Lajme

Ligji për Shërbimet lehtëson aktivitetin e biznesit në Kosovë

Prishtinë, 30/05/2017

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka mbajtur tryezën informuese për Ligjin për Shërbimet, i cili ka ndikim të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit të Sektorit të Shërbimeve në Kosovë. Ligji në fjalë do të jetë në shërbim të bizneseve dhe të rritjes dhe lehtësimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka mbajtur tryezën informuese për Ligjin për Shërbimet, i cili ka ndikim të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit të Sektorit të Shërbimeve në Kosovë. Ligji në fjalë do të jetë në shërbim të bizneseve dhe të rritjes dhe lehtësimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë.

Në elaborimin e këtij ligji, drejtori i Departamentit Ligjor në MTI, Rexhep Bllaca, potencoi se Ligji për Shërbimet rregullon parimet themelore dhe krijimin e ushtrimit të veprimtarisë së shërbimeve në Kosovë. Ai foli për qëllimin e ligjit, duke potencuar: “Qëllimi i Ligjit është të përfshijë dispozita të caktuara në legjislacionin kombëtar, duke pasur parasysh qasjen e harmonizimit gradual. Përmes transpozimit të Direktivës së Shërbimeve të BE-së,  ligji do të ndihmojë në krijimin e kornizës legjislative kombëtare, e cila do të jetë më e favorshme për biznese”, tha Bllaca

Ai shtoi se kontributi i mëtejmë për një mjedis më të mirë për bizneset në Kosovë do të jetë vazhdimi i aktiviteteve të nxitura nga ky ligj.

Po ashtu, Bllaca përmendi edhe faktin se Sektori i Shërbimeve është një ndër sektorët që ka një bilanc pozitiv në Kosovë, si dhe do të ketë ndikimi në përmirësimin e ambientit të bizneseve, që do ta bëjë edhe më atraktiv Kosovën për investime të huaja.

Ndërsa, drejtoresha e Departamentit të Tregtisë në MTI, Sytrime Dervisholli, tha se sektori i Shërbimeve në Kosovë është mjaftë i zhvilluar dhe se në nivel të Kosovës ky sektor është mjaftë i zhvilluar.  Ajo tha se në fushën e Shërbimeve jemi vendi më i mirë në rajon e sidomos në sektorin e Teknologjisë Informative.

Ndërka, Matjaz Logar, udhëheqës i ekipit të projektit “Asistencë në Zbatimin e MSA-së”, tha se Kosova ka nënshkruar MSA-në dhe është në fillim të këtij procesi, për shkak të strukturës së bashkëpunimit ekonomik me BE-në janë disa dispozita që nuk mund të zbatohen. “Në këtë ligj nuk është futur ofrimi i shërbimeve ndërkufitare për shkak se Kosova nuk është anëtare BE-së. Jam optimist se ligji do të ketë perspektivë në shërbimet biznesore në Kosovë”, tha ai.

Ligji për shërbime është miratuar në Kuvendin e Kosovës në mars të këtij viti. Ligji do të ndihmojë në krijimin e kornizës legjislative kombëtare, e cila do të jetë më e favorshme për biznese sidomos në fushën e themelimit të biznesit, duke eliminuara ose zvogëluar ngarkesat administrative dhe  duke krijuar pika të kontaktit përmes një portali shtetëror, ku do të jenë të përfshira të gjitha llojet e shërbimeve, siç janë: lejet, licencat etj.