Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën botërore të Metrologjisë

Prishtinë, 25/05/2017

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës (AMK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me rastin e Ditës botërore të Metrologjisë organizoi konferencë, me temë: "Matjet për transportin”.

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës (AMK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me rastin e Ditës botërore të Metrologjisë organizoi konferencë, me temë: "Matjet për transportin”.

Afrim Namani, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës fillimisht theksoi se Agjencia e Metrologjisë e Kosovës, me politikat e saj dhe me objektivat për ndërtimin e sistemit të Metrologjisë, është duke siguruar shërbime profesionale cilësore, si dhe është duke testuar kualitetin e cilësisë në kuadër të laboratorëve të cilët janë nën menaxhimin e saj.

Sipas Namanit, AMK-ja aktivitetin e vet  e zhvillon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është institucioni i vetëm shtetëror në Kosovë i cili është përgjegjës për vendosjen dhe udhëheqjen e sistemit të metrologjisë në Kosovë, përfshi edhe metalet e çmueshme. “AMK mision ka organizimin e kontrollit të mjeteve matëse që të mbrojë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, të mbrojë konsumatorin, mjedisin dhe sigurinë e përgjithshme teknike, si dhe të sigurojë korrektësi në transaksione dhe shërbime ekonomike”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i AMK-së, Afrim Namani.

Drejtori i përgjithshëm i AMK-së bëri të ditur se AMK-ja ka 5 laboratorë aktivë: Laboratori i Masës, Laboratori i Vëllimit dhe Rrjedhjes, Laboratori i Forcës dhe Madhësive të lidhura me të, Laboratori i Temperaturës dhe Lagështisë Relative, Laboratori i Matjeve Elektrike, si dhe Laboratori i Metaleve të Çmueshme, ndërsa tashmë është ngritur edhe sistemi i menaxhimit të cilësisë. Ai po ashtu potencoi se AMK-ja ka autorizuar subjekte ekonomike për vlerësim të konformitetit të mjeteve matëse si dhe përgatitjen e mjeteve matëse për verifikim.

Këtë ngjarje e përshëndeti edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Corinne Deleu, e cila shprehu mbështetjen e institucioneve relevante të Evropës për të avancuar edhe më tej  Fushën e Metrologjisë në Kosovë.

Ndërsa, një prezantim për “Ridefinimi i kilogramit dhe ndikimi i tij në sistemin e njësive matëse SI” e bëri Sefer Avdiaj, profesor në Departamentin e Fizikes në Universitetin e Prishtinës.

Duhet theksuar se këtë vit, AMK-ja ka filluar verifikimin e mjeteve matëse të rrjedhjes nëpër pikat shitëse të GLN dhe synon të themelojë edhe një laborator të ri -Laboratorin e Kohës dhe Frekuencës për të verifikuar produktet e parapaketuara.